Në VK "Bllatë" dhe "Xhepishte-Trebishte" afër Dibrës, në tremujorin e parë kanë kaluar 237 394 udhëtarë
- Në vendkalimet kufitare "Bllatë" dhe "Xhepishte-Trebishte", në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Dibrës, në tremujorin e parë të këtij viti kanë kaluar gjithsej 237 394 udhëtarë, që është pothuajse në nivelin e njejtë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Dibër, 4 prill 2025 (MIA) - Në vendkalimet kufitare "Bllatë" dhe "Xhepishte-Trebishte", në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë afër Dibrës, në tremujorin e parë të këtij viti kanë kaluar gjithsej 237 394 udhëtarë, që është pothuajse në nivelin e njejtë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
"Në VK 'Bllatë' janë regjistruar gjithsej 226 524 udhëtarë. Shikuar ndaras 45 246 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej tyre, në hyrje 29 511 përderisa në dalje 24 735. Kur bëhet fjalë për shtetas të huaj, janë regjistruar gjithsej 181 278 udhëtarë, me atë rast në hyrje 99 670 ndërsa në dalje 81 608 udhëtarë", konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në disa vitet e fundit frekuentimi shënoi rritje, për madje 60 për qind, pas ndërtimit të autostradës "Rruga e Arbrit", e cila u inaugurua në nëntor të vitit 2021, me të cilën distanca nga vendkalimi drejt Tiranës deri nga emsi i marsit ishte 80 kilometra, që është ulje e distancës për njëqind kilometra. Nga mesi i marsit, kur u lëshua në përdorim ura e Murrizit, distanca është akoma mëe vogël, kështu që nga Dibra deri në Tiranë tani arrihet për një orë.
"Në vendkalimin e dytë kufitar Xhepishte-Trebishte, në hyrje janë regjistruar gjithsej 5 567, përderisa në dalje 5 303 udhëtarë apo gjithsej 10 870 udhëtarë. Shikuar ndaras, në hyrje janë regjistruar 294 ndërsa në dalje 318 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 5 273 shtetas të huaj në hyrje, përkatësisht 4 985 në dalje", theksojnë nga MPB.
Ky vendkalim është rreth njëzet kilometra larg Dibrës, afër fshatit Xhepishte, ai është i karakterit lokal dhe të drejtë shfrytëzimi kanë vetëm banorët e rajonit kufitar. Në periudhën e verës, përkatësisht prej një prillit e deri më 31 tetor, punon prej orës 8 deri në orën 20:00, përderisa gjatë periudhës tjetër, prej 1 nëntorit deir më 31 mars, orej orës 8 deri në orën 18:00. ab/
Fotо: МIА