Në stuhinë e borës në Kili humbën jetën pesë turistë
- Pesë turistë humbën jetën, ndërsa katër të cilët u konsideruan të zhdukur janë gjetur të gjallë pasi stuhia e borës goditi Parkun kombëtar kilian Tores del Pajne, në Patagonia.
Santiago, 19 nëntor 2025 (MIA) - Pesë turistë humbën jetën, ndërsa katër të cilët u konsideruan të zhdukur janë gjetur të gjallë pasi stuhia e borës goditi Parkun kombëtar kilian Tores del Pajne, në Patagonia.
Dy gjermanë, dy meksikanë dhe një shtetas britanik humbën jetën.
Rajoni ishte goditur nga një stuhi e fortë bore me erëra mbi 193 kilometra në orë, që është ekuivalente me uraganin e kategorisë tre.
Turistët u humbën në afërsi të kampit Los Peros, te i cili mund të arrihet vetëm nga katër deri pesë orë në këmbë nga pika më e afërt e arritshme me automobil.
Parku kombëtar Tores del Pajne shtrihet në sipërfaqe prej 1.800 kilometra katror. Qindra mijëra njerëz e vizitojnë çdo vit. sa/
foto: EPA