• петок, 23 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në shpalljen e Këshillit programor të RTM-së janë paraqitur 37 kandidat

Në shpalljen e Këshillit programor të RTM-së janë paraqitur 37 kandidat

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Tridhjetë e shtatë kandidatë janë paraqitur në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, por nëse të gjithë do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, varet nga ajo nëse do t'i plotësojnë kushtet pas përfundimit të përzgjedhjeve administrative, informuan nga Kuvendi për MIA-n.

Në Kuvend për nesër është caktuar seancë e Komisionit për çëshjte të zgjedhjeve dhe emërimeve për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 55/2025).

Këshilli programor i RTM-së ka 13 anëtarë, të cilët i zgjedh Kuvendi me propozimin e propozuesit të autorizuar. Këshilli ka kryetar dhe nënkryetar. Mandati i anëtarëve të Këshillit programor është pesë vjet me të drejtë për edhe një mandat tjetër. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан