Në Serbi sot grevë e përgjithshme e thirrur nga studentët
- Në Serbi sot fillon greva e përgjithshme ose “padëgjueshmëria e përgjithshme qytetare” ku qytetarëve u janë drejtuar me thirrje studentët që organizojnë bllokada.

Beograd, 24 janar 2025 (MIA) - Në Serbi sot fillon greva e përgjithshme ose “padëgjueshmëria e përgjithshme qytetare” ku qytetarëve u janë drejtuar me thirrje studentët që organizojnë bllokada.
“Nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjërata, nuk kryejmë obligimet e përditshme. Po e marrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja juaj bën diferencën”, kanë shkruar studentët në Instagram.
Shumë kompani, shoqata dhe parti politike kanë paralajmëruar mbështetje për aksionin.
Është paralajmëruar që në orën 11:52 në disa lokacione në Serbi të nderohen viktimat në aksidentin në stacionin e trenit në Novi Sad ku do të mbahet grevë e përgjithshme.
Për sot në orën 14 është caktuar protestë në organizim të Bordit të protestës së avokatëve para ndërtesës së presidencës së Serbisë.
Koalicioni për Lirinë e medias ka mbështetur aksionin e grevës së përgjithshme dhe ka ftuar anëtarët e kësaj organizate që të bashkohen.
Grevë të përgjithshme ka shpallur edhe Sindikata republikane e kulturës, ndërsa më parë të njëjtin hap morën edhe avokatët dhe mësimdhënësit. Grevës do t'i bashkohen edhe punonjës në kulturë, institucione kulturore individuale, biblioteka, përfaqësues të sektorit joqeveritar, hotelierë, sipërmarrës, kinema...
foto: EPA