• вторник, 16 декември 2025

Në procedurë të mëtejshme parlamentare është Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të hyrjes dhe transiti i migrantëve

Në procedurë të mëtejshme parlamentare është Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të hyrjes dhe transiti i migrantëve

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri në seancën e sotme të 29-të shqyrtuan Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga rritja e fluksit të hyrjes dhe transiti i  migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e pëcollën atë procedurë të mëtejshme në Kuvend. 

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlloksi e arsyetoi këtë propozim-vendim dhe informoi se bëhet fjalë për një pikë të vazhdueshme, e cila miratohet ndër vite dhe bëhet vetëm për ndryshim të fjalëve, më saktë datat. "Duhet të zëvendësohen fjalët, gjegjësisht nga 31 dhjetori i vitit 2025 deri më 31 dhjetor të vitit 2026. Ky është ndryshimi", tha Misajllovski. 

Anëtarët e këtij komisioni parlamentar e shqyrtuan edhe Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit dhe e përcolli atë për procedime të mëtejshme në Kuvend. 

Ministri Misajllovski e arsyetoi Propozim-vendimin dhe informoi se po dërgohen dy pjesëtarë të Armatës për një periudhë prej gjashtë muajsh, nga muaji shkurt deri në gusht të vitit 2026. 

Anëtarët shqyrtuan gjithashtu Informacionin për nevojën e lidhjes së Amendamentit 1 të marrëveshjes qeveri me qeveri për sigurimin e pjesëve rezervë sipas programit Cooperative Logistic Supply Support (CLLSA), me lidhjen e Amendamentit 1 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së SHBA-së.

Informacionin e arsyetoi ministri Misajllovski dhe njoftoi se bëhet fjalë për plotësimin e një amendamenti. qa.

Остани поврзан