• петок, 20 декември 2024

Në Kuvend koordinimi i parë zyrtar, vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë

Në Kuvend koordinimi i parë zyrtar, vijojnë bisedimet për formimin  e Qeverisë

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të bëhet koordinimi i parë i kryetarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive politike, pas seancës konstituive. Gashi konfirmoi dje për MIA-n se në takimin koordinues do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe për atë se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por thotë se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje.

Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin e ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore dhe sipas tij të miratohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjidhen anëtarët e saj. Gjithashtu, ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen lokale dhe Kodin zgjedhor, për të gjetur një zgjidhje kalimtare, për të mos shpallur zgjedhjet vetëm për një afat disamujor, pra deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjithë vendin vitin e ardhshëm, në ato komuna ku kryetarët tashmë janë bërë deputetë dhe do të bëhen ministra. Ndryshimet në këto ligje të sistemit kërkojnë një shumicë prej dy të tretash.

Burime partiake për MIA-n thonë se se pari do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas ata të vendosen në seancë. Në seancën e sotme koordinuese, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për këtë dinamikë.

Sa i përket asaj se kur do të caktohet seanca e parë parlamentare, Gashi në intervistën e djeshme për radion Evropa e Lirë thotë se seancat plenare do të caktohen në koordinim me të gjitha partitë politike.

“Ne kishim dje një takim joformal me përfaqësues të partive politike, presim të formalizohen grupet parlamentare dhe koordinatorët dhe sapo të kemi pëlqimin e shumicës së partive politike, do të fillojmë të thërrasim seancë të re”, tha Gashi.

Si koalicion që tashmë është në horizont mes VMRO DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM, thotë se është rënë dakord që qeveria e re të fillojë me një organizim të ri të shtetit, organizim të ministrive dhe dikastereve.

"Duam së pari ta miratojmë atë ligj, që qeveria që do të zgjidhet të zgjidhet në kuadër të atij ligji dhe atij organizimi të ri. Prandaj dëshirojmë dhe do të bëjmë përpjekje që së bashku me të gjitha partitë politike në Kuvend të pajtohemi që ky ligj të jetë ndër të parët që do të vendoset në seancë plenare", thotë Gashi.

Konfirmon se në atë pako do të futen edhe ndryshime të ligjeve që të parandalohet të ketë zgjedhje të parakohshme për kryetarët e komunave atje ku ata janë bërë deputetë.

Владата на вчерашната 52-ра седница, ја донесе Уредбата со законска сила за изменување и дополнување, односно за ребаланс на Буџетот на Република Северна Македонија за 2020 година. Детално об

Ndërkaq, afati për ndarjen e mandatit për përbërje të Qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, siç informuan nga Kabineti i saj, këtë javë do të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re.     

Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e ndarjes së mandatit duhet në Kuvend të formojë përbërjen e Qeverisë së re, si dhe programin e saj. Kuvendi, e zgjedh Qeverinë me propozim të mandatarit dhe në bazë të progamit të me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.   

Informatat zyrtare për negociatat për përbërjen e Qeverisë së re ndërmjet VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM janë se bisedimet ende po zhvillohen. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. mb/

Foto: MIA


 

 

Остани поврзан