• петок, 20 февруари 2026

Në jug të Italisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas stuhisë dyditore të javës së kaluar

Në jug të Italisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas stuhisë dyditore të javës së kaluar

Romë, 27 janar 2026 (MIA) - Qeveria italiane dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për rajonet jugore që javën e kaluar u goditën nga një stuhi e fuqishme, duke premtuar ndihmë të shpejtë financiare për ripërtëritjen e rrugëve dhe bizneseve të goditura nga moti i lig.

Reshjet afatgjate të shiut, erërat e fuqishme dhe valët e larta deri nëntë metra për dy ditë me radhë i goditën Sicilinë, Sardenjën dhe Kalabrinë, pas çka autoritetet vlerësuan se dëmi është më i madh se një miliardë euro, ndërsa për fat të mirë, nuk ka viktima në njerëz.

Qeveria e kryeministres Xhorxha Meloni ndau fillimisht 100 milionë euro në mënyrë që të përmbushen nevojat fillestare të rajoneve më rëndë të goditura, deklaroi ministri i mbrojtjes civile, Nelo Musumeçi.

Vetëm Sicilia ka pësuar dëme prej rreth 740 milionë eurove, por guvernatori i ishullit, Renato Skifani paralajmëroi se shuma përfundimtare mund të jetë dyfish më e madhe.

Rrëshqitjet e dheut tani po i kanosen qytetit Nishemi në Sicilinë qendrore, ndërsa rreth një mijë njerëz duhet të evakuohen nga shtëpitë e veta, kumtoi mbrojtja civile.

Sardenja u godit gjithashtu. Benjamino Garau, prefekti i Kapoterës në jugtë ishullit, tha se deti është zhvendosur rreth njëqind metra drejt brendësisë.

Në Kalabri, administrata rajonale kumtoi se stuhia ka shkaktuar "dëme të mëdha të bizneseve bujqëlsore, me pasoja serioze për ekonominë rurale".

Banorët lokalë theksojnë se paralajmërimetnga mbrojtja civile i kanë bindur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi,duke parandaluar raste të vdekjes apo lëndime serioze. ab/

Foto: Х

Остани поврзан