• среда, 15 јануари 2025

Në Haiti për shkak të grupeve kriminele janë zhvendosur mbi një milionë njerëz

Në Haiti për shkak të grupeve kriminele  janë zhvendosur mbi një milionë njerëz

Port-o-Prens, 14 janar 2025 (MIA) - Në Haiti janë zhvendosur më shumë se një milionë njerëz për shkak të dhunës së grupeve kriminele, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) e Kombeve të Bashkuara.

Sipas IOM, vitin e kaluar dhuna e grupeve është rritur për tre herë.

"Në dhjetor të vitit 2023 regjistruam 315.000 persona të zhvendosur për shkak të dhunës. Një vit më vonë, ai numër u rrit për më shumë se trefish, duke arritur mbi një milionë të zhvendosur për shkak të dhunës së grupeve në Haiti", theksoi zëdhënësi i IOM, Kenedi Omondi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан