10 qershor 2023 (MIA)
- Dita e Punonjësve Social në Maqedoni
- Dita e Aviacionit Аjror dhe Мbrojtjes Кundërajrore e Armatës së Republikës së Maqedonisë
1190. - Perandori i shenjtë romak, Frederik Barbarosa, mbytet ndërsa përpiqej të kalonte lumin Salef në Turqi. Kjo ndodhi në rrugën për të çliruar Jeruzalemin.
1610. - Emigrantët e parë holandez në Amerikë u vendosën në ishullin Menhetën, tani pjesë qendrore e Nju-Jorkut.
1793. - Hapet në Paris, kopshti i parë zoologjik publik, në vendin të quajtur "Kopshti i bimëve".
1819. - Lindi Gustav Kurbe, piktor francez. Vdiq më 31 dhjetor të vitit 1877.
1832. - Lindi Nikolaus August Oto, shpikësi gjerman i motorit me djegie të brendshme me katër kohë.
1836. - Vdiq Andre-Mari Amper, fizikanti francez i njohur për punimet e tij në fushën e elektrodinamikës. Ai ishte i pari që zhvilloi teknikat për marrjen e elektricitetit.
1865. - Jepet në Mynih shfaqja e parë e operas së Vagnerit "Tristani dhe Izolda".
1909. - Sinjali i shpëtimit SOS përdoret për herë të parë nga trageti "Slaronia" kur kjo e fundit u mbyt në ishujt Azore.
1922. - Lindi Xhudi Garland, aktore dhe këngëtare amerikane. Emri i saj i vërtetë është Frensis Gam. Gjatë karrierës së saj ajo fitoi një çmim Akademie.
1924. - Rrëmbehet dhe vritet nga fashistët Xhakomo Mateoti, udhëheqësi i socialistëve italianë.
1942. - Gjermanët shkatërrojnë fshatrat çeke në Lidice, si raprezalje për vrasjen e Rainhard Heidrihat.
1943. - Gazetari hungarez Lazlo Biro patenton stilolapsin si shpikje e tij.
1944. - Trupat naziste masakrojnë pothuajse të gjithë banorët e krahinës Oradur-Syr-Glan në Francë, kjo si raprezalje ndaj lëvizjes franceze të Rezistencës.
1946. - Vdiq boksieri amerikan Xhek Xhonson, i pari boksier me ngjyrë që mbajti titullin e kampionit të botës për peshat e rënda.
1946. - Me anë të një referendumi, Italia vendos të bëhet republikë, ndërsa mbreti Umberto rrëzohet tre ditë më vonë.
1967. - Vdiq aktori i famshëm amerikan, Spenser Trejsi.
1967. - Në përfundim të një luftë gjashtëditore Izraeli zaptoi territore të Sirisë, Egjiptit dhe Jordanisë, këtu përfshihen edhe Jeruzalemi Lindor, Bregu Perendimor, Rripi i Gazës dhe Gadishulli Sinai.
1971. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundojnë formalisht embargon e tyre tregtare 20-vjeçare ndaj Kinës.
1990. - Lëvizja e Forumit Qytetar, e themeluar nga Vaclav Hevel, fiton zgjedhjet e para të lira në Çekosllovaki qysh prej vitit 1946.
1990. - Ish- Partia Komuniste e Bullgarisë fiton zgjedhjet e para të lira në vend qysh prej më shumë se katër dekadash.
1999. - Konferenca e Kelnit miratoi dokumentin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
2000. - Vdiq presidenti sirian Hafez el Asad, i cili pushtetin e fitoi me grusht shtet në nëntor të vitit 1970. Ishte njëri ndër burrështetasit më me ndikim në Lindjen e Afërt, ndërsa në vendin president e zëvendësoi i biri i tij.
2003. - Sonda amerikane "Spirit" lëshohet nga Cape Canaveral (Florida), duke marrë me vete njërin nga dy robotët e NASA-s, të krijuar për t'u vendosur në Mars, në fillim të vitit 2004, për të studiuar gjeologjinë e planetit të kuq dhe për të përcaktuar praninë apo jo të ujit dhe ndoshta të jetës në të.
2004. - Vdiq muzikanti amerikan me origjinë afro-amerikane Rej Çarls. Nxori 250 albume dhe ka mbajtur 10.000 koncerte.
###