• петок, 08 ноември 2024
Në ditën e sotme

4 tetor 2024 (MIA)

- Dita Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve.
- Dita Botërore e Lagjeve

1209. - Otto IV u kurorëzua Perandori i shenjtë i Romës. Në 3 vjet ai pushtoi Toskanën, Siçilinë dhe Italinë Jugore.
1289. - Lindi Louis X, mbret i Francës.
1448. - U nënshkrua në Lezhë paqja midis shqiptarëve dhe venedikasve. Traktati i paqes është një dokument ndërkombëtar që dëshmon për qënien e shtetit të përqëndruar shqiptar për politikën e tij të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera të fuqishme të rajonit.
1550. - Lindi Charles IX i Suedisë. Udhëheqës i Suedisë nga 1599 dhe mbret i saj nga 1607, ai ndoqi një politikë të jashtme shumë agresive, duke e çuar vendin drejt luftrave me Poloninë dhe Danimarkën.
1669. - Vdiq Rembrandt (Hamerszoon Van Rijn), piktor holandez i portreteve, peizazheve dhe afreskeve fetare.
1787. - Lindi Francois Pierre Guillaume Guizot, historian dhe politikan francez.
1830. - Belgjika fitoi pavarësinë. Që nga viti 1815 ajo ishte pjesë e shtetit holandez.
1853. - Turqia i deklaroi luftë Rusisë, kur ajo refuzoi të hiqte dorë nga pretendimet danubiane, duke hapur kështu konfliktin e Krimesë.
1858. - Porta e Larte miratoi kërkesën këmbëngulëse të Seit Toptanit për hapjen e një shkolle në Tiranë. Shpenzimet për pagat e arsimtarëve dhe teksteve shkollore përballoheshin nga shteti.
1878. - Kina hapi ambasadën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1918. - Boris III u bë Cari i Bullgarisë, pasi Ferdinandi abdikoi.
1930. - Getulio Vargas, kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, organizoi një revoltë ushtarake për të marrë pushtetin.
1937. - Ra në fushën e betejës në Spanjë biri i Gjakovës, Asim Vokshi, Hero i Popullit. Ai u diplomua në Akademitë ushtarake të Italisë dhe mori pjesë në kryengritjen antizogiste të Fierit. Vokshi ishte ndër vullnetarët e parë që u rreshtuan në brigadat vullnetare antifashiste në Spanjë.
1940. - Hitleri, Musolini dhe ministrat e tyre të jashtëm mbajtën një sërë bisedimesh mbi çështjen e trenit të armatosur në Brenner Pass.
1943. - Korsika fitoi pavarësinë me evakuimin e forcave gjermane.
1957. - Unioni Sovjetik lançoi satelitin Sputnik I në një orbitë 500 milje nga Toka.
1965. - Papa Paul VI u bë i pari Papë që vizitoi Shtetet e Bashkuara.
1974. - Amerikani David Kunst u bë njeriu i parë që shkeli botën në këmbë. Përgjatë këtij rrugëtimi ai kaloi 23.250 kilometra.
1992. - Qeveria e Mozambikut dhe liderët rebelë firmosën një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftës 16 vjeçare.
1993. - Boris Jelcin theu një rebelim të lëvizjes komuniste ruse.
1997. - Vdiq ne Spanjë në moshën 85 vjeçare gjenerali nazist Otto Ernest Remer, që organizoi në maj të 1944 një tentativë kundër Hitlerit, që do të kishte ndryshuar historinë.
2000. - U zhvillua në Prishtinë festivali ndërkombëtar i filmit "Një botë". Kjo ishte veprimtaria e parë me përmasa europiane e artit të shtatë kosovar pas krizës së vitit 1999.
2001. - Forcat filipinase kapën 13 anëtarë të grupit militant islamik Abu Sayaf, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se kishin lidhje me personat përgjegjës të sulmeve terroriste kundër Qendrës Tregtare Botërore.
2005. - Bashkimi Evropian i filloi negociatat me Turqinë për anëtarësim të vendit në ingetracionin më të madh rajonal në botë.
2014.- Vdiq ish presidenti i Haitit, Zhan-Klod Duvalie. Në vitin 1971 Duvalie në moshën 19-të vjeçare e ka trashëguar babain e tij në funksionin e liderit në vend.

Остани поврзан