Në ditën e sotme
- 17 shkurt 2024 (MIA)

17 shkurt 2024 (MIA)
- Dita e Gazetarisë në Maqedoni
1600. - Xhordano Bruno u dogj i gjallë në Kampo de' Fiori në Romë, nga ana e Kishës Katolike Romake nën akuzën për herezi.
1653. - Lindi Arkanxhelo Koreli, kompozitor dhe violinist italian i muzikës klasike italiane. Vdiq më 8 janar të vitit 1713.
1673. - Vdiq Zhan Vatist Molier, shkrimtar dhe aktor francez, njëri ndër komediografët më të mëdhenj të letërsisë botërore. U lind më vitin 1622.
1798. - Lindi August Komte, filozof francez. Vdiq më vitin 1857.
1856. - Në Paris vdiq Hajnrih Hajne, shkrimtar gjerman. Lindi më 13 dhjetor të vitit 1797 në Dyzeldorf.
1916. - Forcat britanike dhe franceze gjatë Luftës së Parë Botërore e okupuan koloninë e deriatëhershme gjermane Kamerun.
1946. - Në Shkup u themelua Shoqata e zhurnalistëve profesionistë në Maqedoni. Për kryetar të parë u zgjodh Mito Haxhivasilev - Jasmin.
1979. - Filloi lufta Sino-Vjetnameze.
1997. - Presidenti i Pakistanit Faruk Legari, i cili në nëntor të vitit 1996 e shpërndau Qeverinë e Benazir Buto, e emëroi Navaz Sharif kryeministër të ri.
2000. - Microsoft prezanton Windows 2000.
2008. - Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës.