• понеделник, 31 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски
Në ditën e sotme

28 mars 2025 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Gjysheve, festë e vendosur në vitin 1987 në Francë.

1472. - Lindi piktori italian Bartolomeo di Pagolo de Fatorini, i njohur si Fra Bartolomeo, një nga mjeshtrat e fundit fiorentinas të renesansës.

1776. - Në Moskë u themelua teatri Bolshoj - teatër i madh i operas dhe baletit, sipas prestigjit të Shën Peterburgut, në të cilin nga vitet 40-të të shek. 18 janë shfaqur operat.

1800. - Parlamenti irlandez miratoi ligj për bashkimin e Irlandës me Anglinë.

1862. - Lindi burrështetasi francez Aristid Brijan. Ai 11 herë ishte kryeministër. Në vitin 1926 e mori Çmimin Nobël për paqe. Në Luftën e parë botërore u angazhua për formimin e Frontit të Selanikut, ndërsa pas luftës për krijimin e "Shteteve të bashkuara të Evropës" dhe Shoqëria e popujve.

1868. - Në Nizhni Novgorod lindi Aleksej Maksimoviç Peshkov - Maksim Gorki, shkrimtar rus, gjegjësisht sovjetik, njëri nga themeluesit e letërsisë sovjetike. Veprat e tij më të njohura janë "Në greminë", veprat autobiografike "Fëmijëria", "Në mesin e njerëzve", si dhe romanet "Jeta e Klim Samgin", "Nëna" etj. Vdiq në Gorki të Moskës më 18 qershor të vitit 1963.

1930. - Qytetet më të rëndësishme turke Konstantinopoli dhe Angora emërohen në Stamboll dhe Ankara.

1939. - Njësitet franceze nën komandën e gjeneralit Monteroso e pushtuan Madridin. Me këtë përfundoi Lufta qytetare e Spanjës.

1939. - Adolf Hitleri e prishi Paktit për mosulmim, të cilin Gjermania në vitin 1934 e kontraktoi me Poloninë. Në shtator të vitit të njëjtë Gjermani e sulmoi Poloninë, me çka filloi Lufta e dytë Botërore.

1941. - Diktatori italian Benito Musolini e njoftoi Adolf Hitlerin se forcat e tij janë të gatshme të marrin pjesë në sulmin e Jugosllavisë, me ç'rast filluan përgatitje të përshpejtuara për agresion të cilën gjermanët e filluan më 6 prill të vitit 1941 me bombardimin e Beogradit.

1943. - Në Beverli Hils, në Kaliforni, SHBA, vdiq Sergej Vasileviç Rahmaninov, kompozitor, pianist dhe dirigjent rus.

1945. - Nëntë ditë pas Britanisë së Madhe dhe një ditë para Bashkimit Sovjetik, SHBA-ja e pranoi qeverinë e Jugosllavisë demokratike federative.

1945. - U ndërprenë sulmet gjermane mbi Londrën me raketat "Fau".

1969. - Vdiq burrështetasi dhe gjenerali amerikan Dvajt Dejvid Ajzenhauer, komnadant suprem i forcave aleate në Luftën e dytë botërore në Evropë, president i SHBA-së ng aviti 1953 deri në vitin 1961. Komandant i NATO-s ishte nga viti 1950 deri në vitin 1952.

1970. - Në tërmetin që e shkatërroi qytetin turk Gediz në Anadolinë perëndimore e humbën jetën të paktën 1.100 njerëz.

1973. - Aktori amerikan Marllon Brando refuzoi ta pranojë Oskarin për rolin kryesor në filmin "Kumbari".

1991.- Dhjetëra mijëra qytetarë të Moskës, përkundër ndalesës për tubim publik, protestuan në rrugë në shenjë mbështetjeje të Boris Elcin, rivali më i madh i presidentit sovjetik Mihail Gorbaçov.

1994. - Vdiq shkrimtari francez me prejardhje romune Eugen Jonesko, anëtar i Akademisë franceze. Veprat: "Mësimi", "Karriget", "Makbeth", "Vrasës pa pagesë", "Mbreti po vdes", "Bardh e zi" etj.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Republika e Nikaraguas vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorial.

1996. - Në Shkup filloi me punë Bursa e Maqedonisë e letrave afatgjate me vlerë, tregu i parë i kapitalit në Republikën e Maqedonisë.

2002. - Vdiq skenaristi, producenti dhe regjisori amerikan me prejardhje austriake, Bili Vajder i cili për një vit fitoi tre çmime Oskar. Është shpërblyer edhe në festivalin e Kanës dhe në Vencie dhe ka fituar gjashtë çmime Oskar. Filma: "një, dy, tre", "Irma e ëmbël", "Jeta private e Sherllok Hollms".

2005. - Në një tërmet me intensitet prej 8,7 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, i cili e goditi pjesën veriore të Sumatras, humbën jetën rreth 1.000 njerëz.

2006. - Vdiq shkrimtari polak Stanisllav Lem, autori më i njohur polak i fantastikës shkencore.

2015. - Pas një sëmundje të gjatë, ka vdekur shkrimtari maqedonas Ivan Vasilevski nga Strumica. Ka lindur në fshatin Bosillovë të Stumicës., në vitin 1947. ka punuar si gazetar në Radion e Maqedonisë dhe në Agjencinë Informative të Maqedonisë. Ka qenë anëtar i SHSHM-së.Ka qenë fitues i mirënjohjeve të larta letrare, midis të cilëve edhe "Aco Shopov", "Grigor Përliçev" dhe çmimin "Dialog".

Остани поврзан