2 dhjetor 2025 (MIA)
1547. - Vdiq Hernando Kortes, pushtuesi spanjoll i Meksikës.
1804. - Napoleon Bonaparti kurorëzohet perandor i Francës në Paris nga Papa Piu VII.
1805. - Napoleoni arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Rusisë dhe Austrisë në betejën e Austerlicit. 75 mijë trupat e Napoleonit i tërhoqën trupat aleate matanë liqenit të ngrirë Menic.
1809. - Lindi Zhorzh Sera, artist francez dhe themeluesi i shkollës së neo-impresionizmit. Ai zhvilloi dhe teknikën e pointilizmit.
1823. - Presidenti i SHBA, Xhejms Monro, paraqiti doktrinën e tij "Doktrina Monro", sipas së cilës Kontinentet Amerikane nuk duhet të ishin të hapura ndaj kolonizimeve të ardhshme të fuqive europiane.
1852. - Në Francë u shpall Perandoria e Dytë dhe Napoleoni i III si perandor i saj.
1859. - Xhon Braun, aktivist amerikan kundër skllavërisë, u var në litar mbas një sulmi të dështuar ndaj arsenalit ushtarak federal në Virxhinia.
1884. - Në Shkup lindi Jahja Kemal Bejatli (emri i vërtetë është Ahmet Agjah), poet turk, një nga themeluesit e poezisë bashkëkohore turke, Vdiq në Stamboll, më 1 nëntor të vitit 1958.
1901.- King Kemp mori patentën për briskun e parë të rrojës, i cili kishte një teh të mprehur nga dy anët.
1942. - Në Universitetin e Çikagos u krye reaksioni i parë zinxhir bërthamor në botë. Ai u krye nga disa fizikantë të udhëhequr nga Enriko Fermi.
1971. - Formohen Emiratet e Bashkuara Arabe.
1982. - Dr. Uilliam De Vris, nga Universiteti i Utah vendos tek Barni Klark, dentist nga Siatell, zemrën e parë artificiale permanente.
1990. - Pas bashkimit të Gjermanisë, koalicioni i kancelarit Hel,ut Kol me shumicë të madhe i fitoi zgjedhjet e para mbarëgjermane.
1993. - Franca zyrtarisht shpalli se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë.
1994. - Me hapjen e linjës së parë të autobusëve në realcionin Shkup-Manastir dhe Prilep-Manastir dhe me mobilizimin e katër autobusëve të disponueshëm, filloi historia e degës qarkulluese në Maqedoni.
1997. - Presidenti i Pakistanit, Faruk Legeri, dha dorëheqjen mbas një lufte për pushtet me kryeministrin Navaz Sherif.
1998. - Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për ardhjen e forcave të NATO-s në Republikën e Maqedonisë për nxjerrje të Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.
2000. - Gjykata kiliane nxorri urdhër arresti për ish-diktatorin Pinoçet, sipas të cilës, ai duhet gjykuar për krime ndaj të drejtave të njeriut.
2000. - Presidenti i Sirisë Bashar al Asad i miratoi reformat ekonomike, duke e përfshirë mundësinë për punën e bankave private, me çfarë për më pak se katër dekada iu dha fund monopolit bankar shtetëror.
2001. - Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe kryeministri izraelit Ariel Sharon nisën bisedimet për pengimin e thellimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
2002. - Mijëra persona manifestuan në Kishinau, kryeqyteti i ish-republikës sovjetike të Moldavisë, kundër regjimit të presidentit komunist Vlladimir Voronin.
2004. - Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) e morën nga SFOR-i, e cila është nën komandën e NATO-s. kontrollin ndaj të gjitha operacioneve në Bosnjë e Hercegovinë.
2006. - Një pjesë e urës së vjetër 150 vjeçare u rrënua dhe u rrëzua mbi një tren i cili kalonte në rajonin Bagalpur, 110 kilometra në lindje të qytetit Bihar, Indi. Jetën e humbën 35 njerëz, ndërsa edhe 16 janë robëruar në pjesët e tjera të trenit mbi të cilin u rrëzua ura e vjetër.