Në ditën e sotme
- 1582. – Nënshkruhet paqja e Jam-Zapolski midis Rusisë dhe Polonisë. Rusia i jep Polonisë krahinën e Livonias dhe Estoninë.
15 janar 2026 (MIA)
1582. – Nënshkruhet paqja e Jam-Zapolski midis Rusisë dhe Polonisë. Rusia i jep Polonisë krahinën e Livonias dhe Estoninë.
1622. – Molieri, dramaturgu dhe aktori i famshëm francez, pagëzohet me emrin Zhan-Batist Pokelen. Ai u bë i njohur me veprat e tij “Mizantropi” dhe “Tartufi”.
1777. – Shteti amerikanoverior Vermonti e shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe dhe u bë republikë, e cila në vitin 1791 hyri në përgbërjen e SHBA-së.
1864. – Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës Isa Boletini.
1906. – Lindi Aristotel Onasis, manjat dhe pronar anijesh. Ai ishte pionier në fushën e ndërtimit të anijeve naftë-mbajtëse. Më vonë u martua me Zhaklin Kenedi, gruan e ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1908. – Lindi Eduard Teler, fizikant amerikan, i njohur si babai i bombës me hidrogjen.
1925. – Ahmet Zogu merr pushtetin suprem si krye-komandant dhe formon një kabinet të ri. 15 ditë më vonë, më 31 Janar, Zogu zgjidhet president i parë i Republikës Shqiptare.
1929. – Lindi në Atlanta të shtetit Xhorxhia, Martin Luter King, udhëheqësi amerikan për të drejtat e njeriut. Në vitin 1964, ai fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqe.
1971. – Hidrocentrali i Asuanit u përurua nga Presidenti i Egjiptit, adat, dhe nga Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Podgorni.
1973. – Presidenti amerikan Riçard Nikson urdhëron përfundimin e të gjithë sulmeve ushtarake kundër Vietnamit.
1992. – U themelua Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
1992. – Komisioni Arbitrar i Bashkimit Evropian në krye me kryetarin Badinter (Komisioni i Badinterit) kumtoi në raportin e tij se janë përmbushur të gjitha kushtet për njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë.
1996. – Arkeologët kinezë zbuluan varrin e një mbreti të varrosur 2 mijë vjet më parë në një vend madhështor prej ari dhe gurësh të çmuar, i fshehur në thellësitë e një mali për ta ruajtur nga grabitësit e varrezave. Qefini i Liu Vusë, mbreti i tretë i shtetit të Çu-së gjatë Dinastisë Perëndimore Han (206 para erës sonë) përbëhej nga 4 mijë pllaka të holla nefriti, të qepura me fije ari dhe të zbukuruar me lule dhe komça ari. Arkeologëve iu desh të hiqnin 167 tonë gurë.
1997. – Ylli amerikan i muzikës rrok, Brus “The Boss” Springstin, laurohet me një nga çmimet më të njohur muzikore në botë, Çmimin “Polar” të Suedisë për vitin 1997. Çmimin e gjashtë vjetor “Polar”, me një vlerë prej një milion korona suedeze (144 mijë dollarë) e fituan bashkarisht Springstin dhe dirigjenti suedez Erik Erikson.
2001. – Grupi separatist bask, ETA, mori përgjegjësinë për vrasjen në nëntor të ish-ministrit spanjoll të Shëndetësisë, Ernest Lluch, duke deklaruar se ai ishte pro një vendi të ndarë bask, të dominuar nga Spanja.
2006. – Mishel Bashele, socialiste, u bë gruaja e parë presidente në historinë e Kilit.
2007 – Ndërroi jetë Bo Jibo, i fundit nga “tetë të pavdekshmit” në Kinë.