• сабота, 22 февруари 2025
Në ditën e sotme

22 janar 2025 (MIA) 

1440. – Lindi princi i madh moskovik Ivani i Tretë Vasileviq, i quajtur Ivani i Madh, i cili e bëri Rusinë shumë të fuqishme. 

1517. – Ushtria e sulltanit turk Selimi i Parë në betejën afër Rajdanit në afërsi të Kajros i mundi forcat memeluke dhe shtatë ditë pastaj hyri në Kajro, duke e përfshirë edhe Egjiptin në Perandorinë osmane. 

1561. – Lindi Fransis Bekon, filozof, shkencëtar, eseist dhe burreshtetas francez, njëri nga themeluesit e materializmit modern. Veprat e tij më të njohura janë “Organon”, “Atlandida e Re”, “Ese”. Vdiq më 9 prill të vitit 1625. 

1775. – Lindi fizikanti dhe themeluesi francez i elektromagnetikës, Andre Amper. 

1788. – Lindi poeti romantik anglez Lordi Bajron (Xhorxh Gordon). Xhorxh Gordon shkroi shumë vepra letrare, midis të cilave një vend të rëndësishme zë poema e njohur “Çajld Harold” shkruar në bazë të përshtypjeve gjatë udhëtimeve të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali, etj. Kjo poemë u përkthye në gjuhën shqipe në vitin 1955 nga Skënder Luarasi. 

1901. – Vdiq mbretëresha britanike Aleksandrina Viktorija. Në fron ishte nga viti 1837 deri në vitin 1901. 

1917 – Presidenti amerikan, Woodrow Wilson, bën thirrje për “paqe pa fitore” në Europë, në kuadër të Luftës së Parë Botërore. 

1922. – Vdes në moshën 68-vjeçare Papa Benedikti i Pesëmbëdhjetë. 

1927. – Është mbajtur transmetimi i parë i ndeshjes së futbollit. 

1941 – Forcat italiane në Luftën e Dytë Botërore kapitulluan në Tobruk të Libisë, para armatës së tetë britanike pas rrethimit 11 ditorë. 

1954. – Është mbajtur ndarja e 11-të e “Globusit të Artë”. 

1957. – Izraeli tërhiqet nga Gadishulli Sinai. 

1962. – Organizata e shteteve amerikane suspendon anëtarësimin e Kubës. 

1964. – Kended Dejvis Kaunda u bë kryetari i parë i qeverisë në Rodezinë Veriore (Zambia e tanishme). 

1973. – “Boingu 707” jordanez me të cilin udhëtonin besimtarët mysliman në kthimin nga Meka u rrëzua në aeroportin në qytetin nigerian Kano, me ç’rast humbën jetën 176 persona. 

1973 – Në SHBA është legalizuar aborti në rastin Roe v.Wade nën arsyetimin e të drejtës së privatësisë. 

1896. – Tre sikë, akuzohen se në vitin 1984 kanë vrarë kryeministren e Indisë Indira Gandi, ku dënohen me vdekje. 

1990. – Presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, njofton dërgimin e trupave të Ushtrisë së Kuqe në Republikën Sovjetike të Azerbajxhanit. 

1995. – Në Izraelin Qendror, në afërsi të Netanias, dy bombardues vetëvrasës nga Rripi i Gazës ngrenë veten në ajër në një pikë transitore ushtarake, duke vrarë 19 izraelitë në ngjarjen që më pas u emërtua “Masakra e Beit Lidit”. 

2000. – Kongresi i Ekuadorit miratoi, me një shumicë votash caktimin e Gustavo Noboa si president të ri pas krizës më të rëndë politike të vëndit gjatë viteve kur ushtria e mori pushtetin pas një grushti shteti. 

2001. – Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës i akordoi Asamblesë Federale të Jugosllavisë (parlamentit) statusin e të “ftuarit special”, si një hap i parë drejt ripranimit të Jugosllavisë në Këshillin e Europës. 

2005. – Vdiq kompozitorja dhe tekstshkruesja meksikane Konsuela Velaskes, autore e evergrinit, baladës “Besame muço”. 

2006. – Evo Morales inaugurohet si president i Bolivisë, duke u bërë presidenti i parë indigjen i vendit. 

2015. – Në moshën 90-vjeçare vdiq mbreti i Arabisë Saudite, Abdulla bin Abdullazis. Mbret i ri u emërua vëllai i tij Salman. 

Остани поврзан