Në ditën e sotme
- - Sot është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve

15 prill 2025 (MIA)
- Sot është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve
1452. - Në Vinçi, afër Empolit, në Toskanë, lindi Leonardo da Vinçi, piktor, skulptor, arkitekt, shpikës shkencëtar dhe mendimtar i njohur italian. Ai relativisht pikturoi numër të vogël të fotografive nga të cilat më të njohura janë "Shën Maria e Hijeshive", "Darka e Fundit", "Zonja me jasmina" dhe "Mona Liza", pikturë për të cilën u bë hero medial i kohës moderne. Da Vinçi shumë interesohej për shkencat natyrore 0 fizikën, astronominë dhe kiminë. Vdiq në Francë, më 2 maj të vitit 1519.
1865. - Vdiq presidenti amerikan Abraham Linkoln, një ditë pas atentatit kundër tij në Teatrin Ford të Uashingtonit nga Xhon Uilkes Buth. Ai u zëvendësua nga Endrju Xhonson, zëvendëspresident i SHBA-së, i cili më vonë u bë i pari president që u përball me shkarkimin e tij, por nuk u gjet fajtor për tejkalimin e kompetencave të tij kushtetuese.
1912. - U fundos afër Njufaunlendit pas goditjes me një ajsberg anija e pasagjerëve "Titanik" në udhëtimin e saj të parë. Nga 2200 pasagjerë dhe ekuipazhi që ndodheshin në bordin e anijes, që supozohej si e pambytshme, gjetën vdekjen 1 523 vetë.
1923. - Insulinën, të cilin e zbuloi mjeku kanadez Frederik Banting u bë i kapshëm për pacientët e sëmurë nga deri atëherë sëmundja e pashërueshme e sheqerit.
1923. - Li de Forest shfaqi në teatrin "Rialto" të New York-ut një përmbledhje të filmave të tij muzikorë, që tregonin proçesin e tij të filmave me zë. Këta ishin filmat e parë me zë që u shfaqën para një publiku me pagesë.
1945. - Trupat britanike çliruan kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen në Gjermani në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
1952. - "Frenklin banka" u bë banka e parë e cila dha kartelë kreditore.
1968. - Dy satelitë sovjetikë pa njerëz, "Kozmos 212" dhe "Kozmos 213" gjetën njëri-tjetrin në orbitën e Tokës dhe u bashkuan në mënyrë automatike.
1971. - Qeveritë britanike dhe kineze ranë dakord të rihapin linjën telefonike midis Londrës dhe Shangait, të ndërprerë që prej 22 vjetëve.
1980. - Vdiq filozofi, shkrimtari dhe poeti francez Zhan-Pol Sartre. Ai u dekorua në vitin 1964 me çmimin Nobel për letërsinë, por refuzoi ta pranonte.
1989. - Njëqind e tetë persona gjetën vdekjen ditën e ndeshjes nga rrëzimi i stadiumit të futbollit në Hillsborou në Shefild, Anglia Veriore.
1990. - Vdiq Greta Garbo, artiste enigmatike e filmave, e lindur në Suedi.
1991. - Ministrat e jashtëm të Komunitetit Evropian ranë dakord të heqin pjesën më të madhe të sanksioneve kundër Afrikës së Jugut.
1992. - Qeveritë e të gjithë botës zbatuan sanksionet e OKB-së kundër Libisë, për shkak të ndërlikimit të saj në shkatërrimin e një aeroplani të Pan Am-it mbi Lokerbi, Skoci, në vitin 1988 dhe vendosjes së një bombe në një aeroplan francez mbi Nigeri në vitin 1989.
1992. - Në kazermat në Shkup, Manastir, Shtip dhe Ohër mbërritën rekrutët e para të përbërjes rekrutuese të Armatës së Republikës së Maqedonisë.
1997. - Në Arabinë Saudite, një zjarr i madh përfshiu kampin e përkohshëm, ku strehoheshin pelegrinë myslimanë në luginën e Menas, afër qytetit të shenjtë të Mekës, duke shkaktuar 343 të vdekur.
1999. - Astronomët zbuluan sistemin e parë diellor jashtë sistemit tonë, me tre planete të mëdha që rrotulloheshin rreth një ylli si Dielli.
2000. - Më shumë se 1 mijë vetë gjetën vdekjen pas shpërthimit të një depoje municioni në aeroportin e Kinshasës, në Republikën Demokratike të Kongos. Ky incident u shkaktua nga një qark i shkurtër, që hodhi në erë depon e municioneve.
2005. - Në një zjarr i cili shpërtheu në qendër të Parisit në një hotel për imigrantë jetën e humbën 24 persona në mesin e të cilëve dhjetë fëmijë, ndërsa u lënduan rreth 50 persona.
2008. - Së paku 80 persona humbën jetën në Kongo, gjatë rënies së një aeroplani për udhëtarë të kompanisë lokale private, i cili u rrëzua menjëherë pas fluturimit në Goma, në lidnje të vendit.