• петок, 02 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 prill 2025 (MIA)

1513. - Huan Ponse de Leon e zbuloi Floridën dhe e shpalli si territor të Spanjës.

1692. - Lindi violinisti dhe kompozitori virtuoz italian Xhuzepe Tartini, i cili i zbuloi dukuritë e veçanta akustike në muzikë. Komponoi koncerte violiniste dhe sonate.

1818. - Lindi kimisti gjerman August Uilhelm fon Hofman, i njohur për hulumtimimet në kiminë organike.

1893. - Lindi aktorja dhe producentja e filmave pa zë, Mari Pikford. Me fytyrën e saj ëngjëllore dhe flokët e gjata e të arta, ajo mori emrin "Vajza e Dashur e Amerikës" dhe u bë aktorja më popullore në historinë e filmit amerikan.

1907. - Franca dhe Britania e Madhe nënshkruan konventë me të cilën është konfirmuar pavarësia e Sijamit (Tajlandës së tanishme).

1913. - Në Pekin filloi të mbajë seancë Parlamenti i parë kinez.

1935. - Kongresi amerikan miratoi Administratën e Përparimit të Punës, të njohur me inicialet "W-P-A". E krijuar nga presidenti Frenklin Ruzvelt për të lehtësuar vështirësitë gjatë kohës së të ashtuquajturës Krizë e Madhe, ky program punësoi më shumë se 8,5 milionë njerëz deri para se të shpërbëhej në vitin 1943.

1946. - Hapet seanca e fundit e Ligës së Popujve në Gjenevë para se kjo organizatë të zëvendësohet me Kombet e Bashkuara.

1971. - Në Londër filloi Kongresi i parë i romëve i cili zgjati deri më 11 prill. Me këtë rast Organizata e Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë ditë si Ditë Botërore të Romëve.

1973. - Në vilën e tij, në vendin e vogël Muzhen, në rivierën franceze, ndërroi jetë Pablo Pikaso (emri i vërtetë i tij është Roiuz), piktor spanjollo-francez, njëri nga piktorët më të mëdhenj botërorë. Ai është themelues i kubizmit. Ka lindur në Malaga, Spanjë, më 25 tetor të vitit 1881.

1984. - Vdiq fizikanti rus Pjotor Leonidoviq Kapica, njëri ndër fizikantët më të theksuar të shekullit 20, fitues i Çmimit Nobel për fizikë.

1993. - Republika e Maqedonisë me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është pranuar për anëtare e 181-të e plotëfuqishme në Organizatën Botërore.

1993. - Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Zelandën e Re.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Republika Federale e Jugosllavisë nënshkruan marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

2003. - Një granatë e gjuajtur nga një tank e forcave amerikane mbi një hotel plot me gazetarë në Bagdad shkaktoi vdekjen e kameramanëve të Rojtersit dhe të "Tele 5", Taras Protajuk dhe Hose Kous.

Остани поврзан