• недела, 22 декември 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 dhjetor 2024(MIA)

1639. - Lindi shkrimtari francez Zhan Rasin, përfaqësues i theksuar i klasicizmit i cili në veprat e tij deri në përsosshmëri e solli tragjedinë franceze. Ka shkruar me shumë stil melodik.

1790. - Trupat ruse nën komandën e Aleksandar Suvorovit i kanë mposhtur turqit dhe e kanë marrë qytetin Ismail, liman i rëndësishëm në Danub.

1858. - Në Luçi lindi Xhakomo Puçini, pas Verdit, kompozitori opersitik italian. Vdiq në Bruksel, më 29 shtator të viti 1924.

1880. - Në Londër vdiq Meri An Evans, e njohur me pseudonimin Xhorxh Eliot, shkrimtare angleze. Ka lindur më 22 nëntor të vitit 1819.

1895. - Fizikanti gjerman Vilhem Konrad Rendgen, i cili i zbuloi rrezet "iks", më vonë u quajtën rrezet e "rentgenit". Incizimin e bëri në dorën e bashkëshortes së tij.

1917. - Në Brest-Litovsk në Luftën e Parë Botërore filluan negociatat paq[sore mes Gjermanisë dhe qeverisë së re ruse të vendosura me Revolucionin e Tetorit.

1920. - Në Paris lindi Pjer Kast, regjisor dhe shkrimtar francez. Vdiq në Pris, më 21 tetor të vitit 1984.

1994. - Kryeministri italian Silvio Berluskoni për shkak të akuzave për korrupsion dha dorëheqje.

1995. - Maqedonia dhe Bashkimi Evropian vendosën marrëdhënie diplomatike.

2001. - Në Afganistan Hamid Karzai në ceremoninë në Kabul dha betimin si kryetar i qeverisë së përkohshme.

Остани поврзан