• сабота, 22 февруари 2025

Në dhjetor janë lëshuar më pak leje për ndërtim

Në dhjetor janë lëshuar më pak leje për ndërtim

 Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Enti Shtetëror i Statistikës sot ka publikuar të dhënat që tregojnë se në dhjetor janë lëshuar 287 leje për ndërtim, që është dy për qind më pak se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

 Vlera e parashikuar e objekteve është 4.954.058 mijë denarë, që është për 22,6 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 175 janë të destinuara për ndërtim të lartë, 48 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 64 për objekte për rindërtim. Është planifikuar ndërtimi i 705 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 59.557 m2.

 Personat fizikë janë investitorë në 157 objekte, ndërsa në te 130 objekte investitorë janë persona juridikë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан