• сабота, 22 февруари 2025

Në Bangkok janë mbyllur rreth 200 shkolla për shkak të ajrit të ndotur

Në Bangkok janë mbyllur rreth 200 shkolla për shkak të ajrit të ndotur

Bangkok, 23 janar 2025 (MIA) – Për shkak të ndotjes së ajrit sot në Bangkok të Tajlandës janë mbyllur rreth 200 shkolla, ndërsa autoritetet kanë ftuar njerëzit që të punojnë nga shtëpia dhe kanë kufizuar automjetet e rënda në qytet.

Bangkoku këtë mëngjes është qyteti i gjashtë më i ndotur në botë, sipas "AjKjuEr" (to IQAir).

Niveli i grimcave PM2.5, mikrogrimcave që shkaktojnë kancer, mjaft të vogla për të hyrë në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive, arriti në 122 mikrogramë për metër kub.

Më parë, autoritetet tajlandeze lejuan punën nga shtëpia me qëllim të uljes së ndotjes.

foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан