Mësuesja theri për vdekje një vajzë tetëvjeçare në Korenë e Jugut
- Një mësuese në Korenë e Jugut theri me thikë një vajzë tetëvjeçare të shkollës fillore. Policia kumtoi se mësuesja 40-vjeçare pranoi se ka therur nxënësen në qytetin qendror Daexhon, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Seul, 11 shkurt 2025 (MIA) - Një mësuese në Korenë e Jugut theri me thikë një vajzë tetëvjeçare të shkollës fillore. Policia kumtoi se mësuesja 40-vjeçare pranoi se ka therur nxënësen në qytetin qendror Daexhon, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Vajza dje rreth orës gjashtë pasdite ishte gjetur në shkollë me plagë nga therja, ndërsa nëdrroi jetë në spital. Afër saj ishte mësuesja, me pëagë për të cilat supozohet se i janë shkaktuar.
Mediumet kumtuan se mësuesja ka kërkuar pushim prej gjashtë muajve për shkak të depresionit në fillim të dhjetorit, por është kthyer në punë vetëm 20 ditë më vonë, pasi që mjeku e kishte vlerësuar të aftë për punë.
Gjithashtu, u kumtua se disa ditë para vrasjes, mësuesja ka shfaqur sjellje të dhunshme, kur kishte sulmuar një koleg të saj. ab/
Foto: МIА arkivi