Më shumë shi në Kriva Pallankë, më ftohtë në Kodrën e Diellit
- Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë reshur në Kriva Pallankë - 39 litra në metër katror dhe në Vinicë - 26 litra në metër katror, ndërsa më pak në Lazaropole dhe në Hanet e Mavrovës - 1 litër për metër katror.
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë reshur në Kriva Pallankë - 39 litra në metër katror dhe në Vinicë - 26 litra në metër katror, ndërsa më pak në Lazaropole dhe në Hanet e Mavrovës - 1 litër për metër katror.
Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ftohta janë në Kodrën e Diellit, ku u matën -3 gradë Celsius, dhe më të ngrohtat në Gjevgjeli 8 gradë Celsius.
Trashësia e mbulesës së borës në orën 7 të mëngjesit në Kodrën e Diellit ishte 31 centimetër dhe në Hanet e Mavrovës 2 centimetra.
Sot do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët lindore me reshje të herëpashershme lokale në zonat e ulëta, shi dhe borë në zonat më të larta, dhe borë të lehtë në male. Pasdite, vranësirat do të ulen në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriperëndimi përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 9 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. mb/
Foto: MIA