Më shumë se 200 civilë janë vrarë në sulmet etnike në RSF në rajonin Darfur
- Më shumë se 200 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vranë në sulme të motivuara etnikisht nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në pjesë të rajonit Darfur të Sudanit, njoftoi Rrjeti i mjekëve sudanezë, duke i përshkruar sulmet si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Kartum, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Më shumë se 200 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vranë në sulme të motivuara etnikisht nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në pjesë të rajonit Darfur të Sudanit, njoftoi Rrjeti i mjekëve sudanezë, duke i përshkruar sulmet si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Duke cituar dëshmi nga të mbijetuarit që mbërritën në kampet për personat e zhvendosur në Tina, pranë kufirit Sudan-Çad, organizata tha se civilët u shënjestruan dhe u vranë në baza etnike në qytetet Ambro dhe Abu Kamra në Darfurin e Veriut, si dhe në Sirba në Darfurin Perëndimor, pasi forcat e RSF sulmuan dy zonat, raportoi Anadollu.
"Midis viktimave ishin fëmijë, gra dhe burra që u shënjestruan dhe u vranë qëllimisht për shkak të etnisë së tyre", thuhet në komunikatë, duke i përshkruar sulmet si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtave të njeriut.
Vrasjet ndodhën mes luftimeve të intensifikuara në Darfurin e Veriut.
Forcat e përbashkëta të Lëvizjeve të armatosura, të cilat janë aleate të ushtrisë sudaneze, njoftuan të enjten se kishin sprapsur sulmet e RSF-së në disa vende në atë pjesë të vendit.
Forcat akuzuan RSF-në për përshkallëzimin e asaj që ata e quajtën sulme kriminale ndaj civilëve të paarmatosur, veçanërisht në dhe përreth Abu Kamra-s, me qëllim vendosjen me forcë të kontrollit përmes vrasjeve, zhvendosjes me forcë dhe frikësimit të popullsisë dhe personave të zhvendosur që kishin ikur nga El Fasher.
Sipas Forcave të përbashkëta, që nga fillimi i ofensivës, luftëtarët e RSF-së kanë djegur fshatra të tëra, kanë plaçkitur bagëti dhe pronë civile, dhe kanë kryer, siç u tha, shkelje të rënda të të drejtave të popullsisë lokale.
Konflikti midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së, i cili shpërtheu në prill 2023, ka marrë mijëra jetë dhe ka zhvendosur miliona njerëz. mb/
Foto: EPA