• сабота, 22 февруари 2025

Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë është në Manastir me -4 gradë, në Prilep -3, në Tetovë -1, dy gradë mbi zero në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me 4 gradë.

DPHM njoftoi se në Kodrën e Diellit ka shtresë dëbore prej 44 centimetra, në Krushevë 18 dhe në Manastir 11 centimetra.

Moti sot nëpër lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e mbetura me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë. Në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15 gradë, kurse në lugina me mjegull nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан