• сабота, 14 март 2026

Mucunski në Budapest: Ne jemi partner i parashikueshëm i BE-së, por presim të njëjtën parashikueshmëri dhe besueshmëri nga shtetet anëtare

Mucunski në Budapest: Ne jemi partner i parashikueshëm i BE-së, por presim të njëjtën parashikueshmëri dhe besueshmëri nga shtetet anëtare

Budapest, 9 mars 2026 (MIA) - Në kushte të sigurisë së shtuar dhe sfidave gjeopolitike, qeveritë duhet të përshtaten shpejt dhe të veprojnë së bashku, sepse bashkëpunimi është e vetmja mundësi reale, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski në diskutimin në forumin kushtuar "Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në epokën e re gjeopolitike" në konferencën ndërkombëtare Budapest Balkans Forum 2026, e cila po mbahet në Budapest në organizim të Institutit Hungarez për Çështje Ndërkombëtare.

“Përkujtova se vendi mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE së bashku me Kroacinë dhe se vitet e fundit kemi bërë lëshime serioze kombëtare. Shoqëria jonë është fuqimisht pro-evropiane, Qeveria është e përqendruar në reformat evropiane dhe në pajtueshmërinë e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, por presim që procesi i zgjerimit të jetë i qartë, i besueshëm dhe i parashikueshëm”, theksoi Mucunski.

Ministri e theksoi rëndësinë strategjike të Korridoreve 8 dhe 10, si nga perspektiva e sigurisë ashtu edhe nga perspektiva e tregtisë, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve me Hungarinë, me të cilën kemi Marrëveshje për partneritet strategjik. 

“Hungarinë e shohim si mike të rëndësishme dhe mbështetëse të rrugës sonë evropiane. Detyra jonë është të jemi partner i parashikueshëm i Bashkimit Evropian, por parashikimin dhe besimin e njëjtë i presim edhe nga vendet anëtare”, theksoi Mucunski. 

Ministri Mucunski foli edhe në debatin hyrës në nivel të lartë në temën “Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në epokën e re gjeopolitike”, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq. fc/

Foto: Fejsbuku i Mucunskit 

Остани поврзан