• понеделник, 04 ноември 2024

Mucunski: Ne kemi detyrimet tona, por edhe BE-ja duhet të japë për të ruajtur kredibilitetin në rajonin tonë

Mucunski: Ne kemi detyrimet tona, por edhe BE-ja duhet të japë për të ruajtur kredibilitetin në rajonin tonë

Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - Agjenda e reformave, pritshmëritë që ka BE-ja nga vendi ynë, reformat që duhet të realizohen dhe zbatimi i Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ishin temat kryesore të takimeve të sotme të ministrit për Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme  Timço Mucunski në Bruksel me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mucunski ka takuar shefin e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata Inkuadruese (DG NEAR), Gert Jan Kopman, si dhe me eurodeputetët Dejvid Mekalister, Tineke Strik dhe Ilhan Quçuk.

"I falënderova anëtarët e Parlamentit Evropian për mbështetjen që i dhanë Planit të Zhvillimit, i cili u miratua së fundmi dhe që do të jetë shumë domethënës për të gjithë rajonin. Çështjet kryesore që ne ngritëm janë pritjet që ata kanë nga shteti, por edhe pritshmëritë që kemi nga BE-ja për atë që duhet të japë për të ruajtur atë kredibilitet në rajonin tonë", theksoi Mucunski pas takimeve në Bruksel.

Lidhur me detyrimet që duhet të përmbushë vendi, përfaqësuesit e BE-së theksuan reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe administratës publike, si dhe luftën kundër korrupsionit të lartë.

Shefi i diplomacisë informoi gjithashtu se në takimin me eurodeputetin Quçuk, i cili në përbërjen e kaluar europarlamentare ishte raportues i Parlamentit Evropian për vendin, është biseduar për reformat aktuale që duhet të zbatohen, por edhe për marrëdhëniet bilaterale të vendit me Bullgarinë.

Në takimin në Komisionin Evropian me drejtorin e përgjithshëm të NEAR, Kopman është biseduan për reformat, të cilat BE-ja pret t'i zbatojë në vend.

Për sa i përket kohës kur vendi do të mund të presë transhën e parë të mjeteve financiare të parapara me Planin për zhvillim të Ballkanit Perëndimor, Mucunski theksoi se nuk mund të saktësojë se kur do të ndodhë kjo.

Ai theksoi se me këtë vizitë të tij të parë pune jashtë vendit pas marrjes së detyrës, është hapur dialogu i Qeverisë së re me përfaqësuesit në Bruksel, dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme për vizitë zyrtare në kryeqytetin belg do të udhëtojë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан