• петок, 05 декември 2025

Mucunski në Bruksel në darkë joformale të këshillit të punëve të jashtme të BE-së

Mucunski në Bruksel në darkë joformale të këshillit të punëve të jashtme të BE-së

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Bruksel do të marrë pjesë në darkën joformale të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Siç kumtoi MPJdheTJ, ngjarja i bashkon ministrat e jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në ngjarje është paraparë të bisedohet për avancimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, me theks në sigurinë. mbrojtjen, përballjen me kërcënimet hibride dhe prëforcimin e rezistencës demokratike.

"Në kuadër të vizitës në bruksel, ministri Mucunski do të ketë edhe takime të ndara me komisaren evropiane për zgjerim, marta Kos, si dhe me Glen Mikalif, komisar evropian për barazi mes gjeneratave, të rinj, kulturë dhe sport", qëndron në kumttesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан