• среда, 26 март 2025

MSH: Rehabilitimi i pacientëve me djegie të rënda mund të kryhet vetëm nga kuadri i specializuar mjekësor

MSH: Rehabilitimi i pacientëve me djegie të rënda mund të kryhet vetëm nga kuadri i specializuar mjekësor

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Rehabilitimi mjekësor, veçanërisht tek pacientët me djegie të rënda dhe lëndime të rënda, paraqet aktivitet rreptësisht të rregulluar shëndetësor, që mund të kryhet vetëm nga institucionet shëndetësore dhe kuadri i specializuar mjekësor. Fizioterapia e papërshtatshme pa vlerësim mjekësor mund të çojë në pasoja të padëshirueshme për shëndetin e pacientëve dhe veprime të tilla janë të dënueshme sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej aty theksojnë se sistemi shëndetësor ka kapacitete adekuate dhe kuadër profesional mjekësor, i gatshëm për t'iu përgjigjur nevojave për kujdes emergjent mjekësor, rehabilitim dhe fizioterapi afatgjatë.

"U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe profesionistëve mjekësorë që të vazhdojnë punën e koordinuar dhe profesionale për të siguruar kujdes të sigurt dhe cilësor për të lënduarit", Njofton Ministria e Shëndetësisë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан