MSH do të zbatojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese dhe profesionale për vdekjen e foshnjes në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë
- Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe më pas mbikëqyrje nga ekspertë është iniciuar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me foshnjen e porsalindur të vdekur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë.
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe më pas mbikëqyrje nga ekspertë është iniciuar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në lidhje me foshnjen e porsalindur të vdekur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë.
"Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, shpreh fillimisht ngushëllimet më të sinqerta për prindërit. Me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe sqarimit të plotë të rastit, ministri Azir Aliu ka iniciuar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pas së cilës do të vijojë edhe një mbikëqyrje profesionale. Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me inspektoratin, do të veprojë në mënyrë profesionale, të specializuar dhe transparente, me qëllim informimin e saktë dhe objektiv të opinionit publik mbi rrethanat e këtij rasti, si dhe mbi aktivitetet e ndërmarra nga aspekti profesional", njoftojnë nga Ministria.
Nga atje lusin që në këto momente të vështira për familjen, lusim të priten hulumtimet e mbikëqyrjeve dhe rezultati i obduksionit, i cili është i vetmi dhe përfundimtari për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, në mënyrë që deri në marrjen e rezultateve përfundimtare të mos krijohet shqetësim te familja dhe në opinionin publik.
"Rikujtojmë se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është një institucion terciar i nivelit të lartë, me protokolle ligjërisht të përcaktuara për veprim në raste të tilla. Ministria e Shëndetësisë mbetet transparente dhe e hapur për komunikim, menjëherë pas marrjes së të gjitha rezultateve, opinioni publik do të informohet në kohë", shtohet në kumtesë. mb/
Foto: MIA