MPJ-ja greke për deklaratën e Mickoskit në Nju Xhersi: Çështja e Maqedonisë është zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme
- Në deklaratën e tij në Nju Xhersi të SHBA-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” të Maqedonisë. Kjo paraqet provokim për Greqinë, në përpjekje për ta rikthyer në plan të parë çështjen që tashmë është zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 23 janar 2025 (MIA) – Në deklaratën e tij në Nju Xhersi të SHBA-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” të Maqedonisë. Kjo paraqet provokim për Greqinë, në përpjekje për ta rikthyer në plan të parë çështjen që tashmë është zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Greqia rikujton se për përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e papenguar të rrugës evropiane të vendit fqinj, parakusht është respektimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe natyrisht, përmbajtja nga deklaratat dhe pretendimet irredentiste ndaj vendeve fqinje, grekëve, theksohet në deklaratën e MPJ-së greke.
Reagimi i MPJ-së greke vjen pas deklaratës së kryeministrit Mickoski nga SHBA ku tha se “duhet të fitojmë edhe në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe metropole të tjera botërore nëse duam që çështja maqedonase përfundimisht të ketë epilog, sepse ajo nuk është zgjidhur, ajo me shekuj zgjat dhe ekziston ende”.
Deklaratën e kryeministrit është transmetuar nga një pjesë e madhe e mediave greke, duke komentuar se “Mickoski po provokon” dhe flet për “çështje të pazgjidhur”.