• петок, 20 февруари 2026

MPB sot i teston kamerat për "Qytetin e sigurt" në Kumanovë dhe Tetovë

MPB sot i teston kamerat për

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Minsitria e Punëve të brendshme sot në kuadër të projektit "Qyteti i sigurt" do të kryejë aktivitete testimi, kalibrimi dhe verifikimi të pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje trafiku në rajonin e qyteteve Kumanovë dhe Tetovë.

Siç ceket në njoftimin e MPB-së, aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në orën 20:00, me ç'rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet vetëm një herë dhe shkurt, afërsisht prej 15 deri në 30 minuta.

Nga MPB informojnë se gjatë zbatimit të aktiviteteve në lokacionin konkret, qarkullimi do të ndërpritet përkohësisht përderisa do të zgjasë procedura. Pas kësaj, do të vazhdojë të zhvillohet normalisht.

"U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim, me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara", thuhet në kumtesë.

Shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski dje theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.

"Përmes vërejtjeve populli shumë shpejtë reagoi gjatë periudhës testuese. U njoftua, e dinte se çka paraprin dhe menjëherë e qetësoi vozitjen, e qetësoi mënyrën e vozitjes. Me atë dëshmuam se mund të jemi njejtë si gjermanët, austriakët, si të gjitha vendet e tjera që e kanë të inkorporuar atë në sistemin e vet - edhe ne ta respektojmë", deklaroi Topallovski në podkastin "Radar" me Sotir Kostov.

Ai theksoi se reagimi ishte aq i shpejtë sa që numri i kundërvajtjeve u ulë për më shumë se tre herë.

"Në fillim kishim mbi 110 mijë kundërvajtje. Nuk ka sistem dhe institucion që mund ta përpunojë atë. Por populli - për dy ditë - e zbriti numrin në 30 mijë. Aq është i menqur populli ynë. Mu në vërjtje, mu në vetë testin, e uli nivelin e vozitjes së shpejtë", shtoi ai.

Ai shtoi se mbeten edhe kundërvajtjet e tjera rrugore për të cilat ka pasur dënime deri më tani, si mosmbajtja e rripit të sigurisë apo përdorimi i celularit gjatë vozitjes, por përmes "Qytetit të sigurt" do të regjistrohen vetëm katër kategoritë prioritare. 

Pas miratimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, dihet edhe shuma e gjobave që qytetarët do t'i paguajnë nëse nuk i respektojnë rregullat e trafikut.

Për sanksionim të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, gjoba do të varet nga ajo se sa është kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Për tejkalim deri 20 kilometra në orë, gjoba është 20 euro. Për 20 deri 30 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar sipas zjgidhjes ligjore është paraparë të paguajë 45 euro. Për tejkalim të shpejtësisës ë lejuar prej 30 deri 50 km në orë dënimi është 300 euro dhe ndalesë të drejtojë automjetin prej 3 deri 12 muaj. Për tejkalim mbi 50 km në orë gjoba është 400 euro, 4 pikë ndëshkuese dhe ndalesë drejtimi të automjetit prej së paku një viti. Në vendbanim, dënimet janë më të ashpra dhe mund të arrijnë edhe 500 euro, me ndalesë të detyrueshme të drejtimit të automjetit.

Për kundërvajtje trafiku - kalim në dritë të kuqe të semaforit, sistemi automatikisht do të shqiptojë gjobë prej 250 eurove dhe ndalesë të drejtimit të automjetit prej 3 deri 12 muaj. Përgjegjësi penale është paraparë nëse kundërvajtja ka shkaktuar rrezik apo fatkeqësi trafiku.

Nëse automjeti drejtohet me patent-shofer të skaduar dënimi është 100 euro për shoferin, ndërsa pronari i automjetit do të paguajë 250 euro.

Për parkim të parregullt apo ndalim në vend të ndaluar është paraparë dënim prej 30 eurove për kundërvajtje standarde, 45 euro nëse automjeti e pengon qarkullimin  dhe 50 euro nëse është parkuar në vend për persona me pengesa.

Nëse dënimi paguhet në afat prej tetë ditëve, kryesi paguan gjysmën e shumës. Pas këtij afati duhet të paguhet 100 për qind e shumës me mundësi për pagesë të detyruar. Shoferi i cili do të marrë tre ndalesa për drejtim të automjetit në afat prej katër viteve, automatikisht e humbë të drejtën e patent-shoferit. Marrja e sërushme është e mundur më herët pas një viti.

Kuvendi të premten me 81 vota "për" dhe 19 "kundër" dhe pa të përmbajtur e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. ab/

Foto: МIА 

 

Остани поврзан