• петок, 05 декември 2025

MPB: Nga fillimi i nëntorit deri mbrëmë 10.210 shkelje të trafikut, 55 persona janë provuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

MPB: Nga fillimi i nëntorit deri mbrëmë 10.210 shkelje të trafikut, 55 persona janë provuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që po realizojnë nëpunësit policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga fillimi i nëntorit deri mbrëmë gjithsej 10.210 urdhra pagesash janë lëshuar, 2.983 shkelje i përkasin shoferëve që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. Gjithsej 55 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik sipas nenit 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 37 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, një për drejtim në drejtim të ndaluar, 11 për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara në vendbanim, gjashtë për drejtim me shpejtësi më të madhe se e lejuara jashtë vendbanimit, informon MPB.

Sipas shqyrtimit statistikor të aktiviteteve policore, theksojnë nga MPB, gjatë muajit nëntor deri tani janë regjistruar 2.717 shkelje për parkim të parregullt, 1.039 masa janë shqiptuar për shoferë që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 300 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

"Nga ana tjetër, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 42 shoferë të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe janë sanksionuar 282 këmbësorë dhe katër drejtues të trotineteve elektrikë. Po ashtu, janë sanksionuar 546 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Sipas Ligjit për Automjete, 252 automjete janë mënjanuar nga trafiku për shkak se ishin të pa regjistruara, dhe 55 për shkak të paregullsive teknike. Janë sanksionuar gjithashtu 52 shoferë për mosplotësimin e kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folitë)", kumtoi MPB.

Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан