MPB: Gjobat për kundërvajtjet në trafik në kuadër të "Qytetit të sigurt" prej 15 deri 500 euro
- - Ministria e Punëve të Brendshme informon për kundërvatjet në trafik të cilat sanksionohen përmes sistemit "Qyteti i sigurt" dhe për gjobat për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon për kundërvatjet në trafik të cilat sanksionohen përmes sistemit "Qyteti i sigurt" dhe për gjobat për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve.
Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim (shpejtësia e lejuar deri në 50 km në orë, me përjashtim deri në 70 km në orë me shenjë):
deri në 10 km në orë mbi të lejuarën – 15 euro
nga 10 deri në 30 km në orë – 50 euro
nga 30 deri në 50 km në orë – 300 euro dhe ndalesë për drejtim prej tre deri12 muaj
Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit (130 km në orë në autostradë • 110 km në orë në rrugë për mjete motorike • 90 km në orë në rrugë të tjera)
deri në 30 km në orë mbi të lejuarën – 20 euro
nga 30 deri në 50 km në orë – 50 euro
nga 50 deri në 70 km në orë – 300 euro dhe ndalesë për drejtim prej tre deri 12 muaj
Kalimi në sinjalin e kuq:
Gjoba është 250 euro
Ndalesë për drejtim prej tre deri 12 muaj
Ndalimi dhe parkimi i parregullt (vendkalime këmbësorësh, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje biçikletash, trotuare, vendndalim i autobusëve dhe lokacione të tjera kritike):
Varësisht nga lloji dhe pesha e veprës penale gjobat janë prej 25, 40,150 dhe 180 euro.
Pjesëmarrja në komunikacion me automjet të paregjistruar (pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi)
Gjoba është 500 euro
Nëse afati i lejes së qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë, gjoba është 100 euro
Ulja e sanksioneve:
Nëse pagesa bëhet në afat prej tetë ditëve, paguhet 50 për qind e gjobës
Nëse ka edhe ndalesë për drejtim, shqiptohet në gjysmën e afatit të përshkruar.
MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret, për sigurinë më të madhe personale dhe të përgjithshme dhe zvogëlimin e aksidenteve në komunikacion. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s