Moti me diell në mëngjes, pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe me erë
- Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Pasdite, vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Pasdite, vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë prej 13 deri në 17 gradë.
Në Shkup, në mëngjes me diell me vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë deri 17 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, përveç të enjten kur do të ketë reshje lokale të shiut. Nesër dhe të enjten do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë në disa lugina. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s