Mot me vranësira të ndryshueshme me mjegull nëpër lugina
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 14 gradë Celsius.

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe kryesisht qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim moti do të jetë relativisht i nxehtë për këtë periudhë të vitit, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe më ftohtë. Nesër pasdite, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s