• петок, 20 февруари 2026

Mot me diell dhe me vranësira të vogla, temperatura e ditës deri 13 gradë

Mot me diell dhe me vranësira të vogla, temperatura e ditës deri 13 gradë

Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Nëpër disa pjesë të fushëgropës në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 6 deri 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë.

Siç informon DPHM, fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm dhe më e ftohtë me reshje të dobëta lokale të shiut dhe borët në viset më të ulëta dhe me borë në viset më të larta dhe në male. Temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies. Më pas deri nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан