• недела, 23 февруари 2025

Mot i vranët me erë të lehtë, temperatura ditore deri në shtatë gradë

Mot i vranët me erë të lehtë, temperatura ditore deri në shtatë gradë

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Nga orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në zonat malore do të ketë kushte për rënie të dobët të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -8 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 7 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë.

Siç njofton DPHM, nga dita e sotme do të vijojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe rritje graduale të temperaturave. Në disa zona do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Nga mbrëmja e së hënës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta kohë pas kohe do të bie borë e dobët. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан