Mot i qëndrueshëm me mëngjese të ftohta në ditët në vijim
- – Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të thata, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit.

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) – Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese të thata, në shumë vende me temperatura negative të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në kufijtë e mesatares për këtë periudhë të vitit.
Nesër temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 1 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 12 gradë.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të premten dhe të shtunën në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s