MMJPH: Tejkalohet pragu i grimcave PM10 në disa vende matëse në Shkup
- Pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat, tregojnë të dhënat e Sistemit Shtetëror Automatik të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat, tregojnë të dhënat e Sistemit Shtetëror Automatik të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
"Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare të niveleve dhe llojeve të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe objektivat afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017)", theksohet në kumtesë.
Përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikën matëse Qendër më 17 dhjetor ishin 151.78 më 18 dhjetor 186.49, në Gazi Babë më 17 dhjetor 156.55 më 18 dhjetor 178.92, në Karposh më 17 dhjetor 152.69, më 18 dhjetor 180.87, Lisiçe më 17 dhjetor 232.26, më 18 dhjetor 266.60, Rektorat më 17 dhjetor 179.25, më 18 dhjetor 186.70.
Sipas gjendjes së krijuar, për pikat matëse në Shkup – Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat vlejnë masat në vijim:
- Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese ndaj instalimeve me Leje Ekologjike të Integruar të tipit A
- Të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese në terren për kontrollin e instalimeve me Leje Ekologjike të Integruara të tipit B dhe Elaborate
- Instalimet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë qasje publike në të dhënat e matura
- Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe automjeteve të paregjistruara
- Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit
- Ndalim i djegies në hapësirë të hapur
- U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të kaluar të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim të mjekut amë
- U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënësve) që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 17:00
- Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambiente të hapura. sa/
Foto: MIA arkivi