Miteva: Konfirmimi më i mirë për propozimin e Qeverisë është besimi prej 2 për qind që kanë edhe gjyqësori edhe prokuroria
- Unë i thesova të gjitha arsyet pse Qeveria vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, vlerësoj që qytetarët këtë e mbështesin dhe konsideroj se treguesi më i mirë për këtë është besimi prej 2 për qind që kanë edhe gjyqësori edhe prokuroria, që është fjalë për fjalë një gabim statistikor. Nëse duam shtet ligjor, situatat duhet t'i përmirësojmë, tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, duke komentuar deklaratën e sotme të prokurorit publik të shtetit se shkarkimi i tij që e paralajmëron Qeveria dhe kryeministri është "vendimi i tyre politik".
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Unë i thesova të gjitha arsyet pse Qeveria vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, vlerësoj që qytetarët këtë e mbështesin dhe konsideroj se treguesi më i mirë për këtë është besimi prej 2 për qind që kanë edhe gjyqësori edhe prokuroria, që është fjalë për fjalë një gabim statistikor. Nëse duam shtet ligjor, situatat duhet t'i përmirësojmë, tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, duke komentuar deklaratën e sotme të prokurorit publik të shtetit se shkarkimi i tij që e paralajmëron Qeveria dhe kryeministri është "vendimi i tyre politik".
"Mundemi shpesh t'i dëgjojmë deklarata të tilla nga ata pak njerëz që vazhdimisht kërkojnë ndonjë motiv në mosveprimin e tyre ose në shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës për të cilën janë zgjedhur para qytetarëve", shtoi Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi njoftoi për propozimin e miratuar në një seancë qeveritare për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski.
Prokurori sot, para seancës së Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën po zgjidhej kryetari, për paralajmërimet se do të shkarkohet deklaroi se është një vendim politik dhe se për t'u shkarkuar do të duhej të kishte kryer një shkelje të rëndë disiplinore.
"Është një vendim politik. Sipas ligjit aktual, unë duhet të kisha kryer një shkelje të rëndë disiplinore. Këshilli i Prokurorëve Publikë e konstatoi se nga ana ime nuk është kryer asnjë shkelje e rëndë disiplinore. Më tej, procedura, propozimi shkon në Qeveri, domethënë Qeveria mund ta paraqesë në Kuvend. Kjo nuk është kompetencë e imja", tha sot Kocevski.
Miteva informoi se propozimi drejtuar Kuvendit për shkarkimin e Kocevskit nga funksioni bazohet në nenin 88, paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike, dhe pas një mendimi të marrë paraprakisht nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë.
"Për shkak të gabimeve të mëdha profesionale të bëra në menaxhimin e Prokurorisë Publike, që çon në shkelje të efikasitetit dhe funksionalitetit të PP-së. Nxjerrja e paautorizuar i informacioneve, të dhënave për çështje gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për sekretin e procedurës në përputhje me ligjin. Shkelje e reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal, duke mos vepruar në përputhje me detyrimet e parashikuara me Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën", tha Miteva.
Si pasojë e shkeljeve të kryera, shtoi, në periudhën e kaluar, "në mënyrë evidente është dëmtuar funksionaliteti i Prokurorisë Publike dhe serioziosht është shkelur integriteti".
Foto: Qeveria