Misajllovski: Siguria në shtet në nivelin më të lartë
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot, gjatë vizitës në kazermën në Veles me rastin e dhënies solemne të betimit të ushtarëve të rinj profesionistë, deklaroi se shteti është i sigurt edhe krahas ngjarjeve aktuale gjeopolitike në botë.
Veles, 16 janar 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot, gjatë vizitës në kazermën në Veles me rastin e dhënies solemne të betimit të ushtarëve të rinj profesionistë, deklaroi se shteti është i sigurt edhe krahas ngjarjeve aktuale gjeopolitike në botë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për sfidat globale të sigurisë dhe nëse vendi mund të ndjehet i sigurt, Misajllovski tha se, edhe pse ekzistojnë vatra të reja në rajone të caktuara, gjendja e sigurisë në shtet është stabile.
"Po, absolutisht, shteti është i sigurt. Ka trazira gjeopolitike, por ne shohim në pjesën tonë. Ne jemi pjesë e një familje të madhe - NATO, ndërsa tanimë muajin e e ardhshëm do të mbahet takimi ministror i Aleancës, ku hollësisht do të bisedohet për ngjarjet aktuale. Edhe krahas vatrave të reja dhe ngjarjeve të brendshme në disa rajone, mund të them se siguria në shtet është në nivelin më të lartë", tha ministri Misajllovski. bsh/
Foto: MIA