• петок, 20 февруари 2026

Minçev: Po ndërtojmë sistem të koordinuar dhe profesional inspektues në shërbim të qytetarëve

Minçev: Po ndërtojmë sistem të koordinuar dhe profesional inspektues në shërbim të qytetarëve

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Ministri i Administratës publike, Goran Minçev, sot kryesoi me mbledhjen e parë konstituive të Kolegjit të drejtorëve të shërbimeve shtetërore inspektuese, me ç'rast Ministria e Administratës publike (MAP) e përmbushi obligimin ligjor për mbajtje të kësaj mbledhjeje, por edhe vendosi bazë për bashkëpunim më efikas, më sistemtik dhe të harmonizuar mes të gjitha organeve inspektuese në shtet, informojnë nga MAP.

Qëllimi i Kolegjit, siç thonë, nuk është vetëm koordinimi formal, por avancimi thelbësor i këmbimit të informatave he praktikave të mira, harmonizimi i procedurave inspektuese, planifikimi i përbashkët i aktiviteteve, si dhe identifikimi me kohë dhe tejkalimi i sfidave sistematike.

"Pres ky Kolegj të shndërrohet në platformë të vërtetë për dialog strategjik, ku do të hapen çështje të interesit të përbashkët, do të propozohen zgjidhje konkrete dhe do të ndërtohen politika të cilat do të kontribuojnë për siguri më të madhe juridike, shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe ekonomisë dhe besim i shtuar në institucione", theksoi ministri Minçev.

Ministria e Administratës Publike, siç u cek në mbledhje, do të mbetet partnere e fuqishme dhe aktive në procesin e reformimit të sistemit inspektues, me angazhim të qartë për profesionalizim të shërbimeve inspektuese, avancim të kapaciteteve institucionale, digjitalizim të proceseve dhe zbatim konsekuent i zgjidhjeve ligjore.

Ministtri theksoi se Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese vë theks të veçantë në planifikimin si themel i mbikëqyrjes cilësore, efikase dhe të parashikueshme inspektuese.

"Ky ligj nuk paraqet vetëm kornizë formale normative, por vegël thelbësore rreformuese ecila vendosë standarde të reja në profesionizëm, përgjegjësi dhe koordinim në punën e shërbimeve inspektuese", theksoi Minçev. ab/

Foto: МAP

 

Остани поврзан