Ministrja shqiptare Spiropali për vizitë në Ukrainë, iu dorëzua "Urdhri i princeshës Olga"
- - Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Kiev për të konfirmuar, siç njoftoi, mbështetjen për Ukrainën përballë sulmeve masive ndaj popullsisë dhe infrastrukturës civile, u takua sot me homologun e saj ukrainas Andrij Sibiha.
Tiranë, 15 janar 2026 (MIA) - Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Kiev për të konfirmuar, siç njoftoi, mbështetjen për Ukrainën përballë sulmeve masive ndaj popullsisë dhe infrastrukturës civile, u takua sot me homologun e saj ukrainas Andrij Sibiha.
"Kievi mbetet shënjestër e sulmeve të vazhdueshme në shkallë të gjerë që synojnë civilët dhe infrastrukturën kyçe. Duke pasur parasysh kushtet e ashpra të dimrit, ukrainasit po vuajnë gjithashtu pasojat e mungesës së energjisë, ngrohjes dhe ujit", deklaroi Spiropali në kryeqytetin ukrainas.
Ajo theksoi se “Shqipëria do të jetë përgjatë Ukrainës, aq sa do të ketë nevojë, në rrugën drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme dhe të ardhmes së përbashkët evropiane”.
Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha falënderoi Spiropalin për qëndrimin e saj dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi "vetëflijimin e Ukrainës", duke theksuar se mbështetja nga vendet mike si Shqipëria do të thotë shumë për Ukrainën në këto kohë të vështira.
Spiropali dhe homologu i saj ukrainas nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës, duke e përcaktuar atë si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata theksoi rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse për krimet e kryera kundër Ukrainës.
Të dy ministrat folën edhe për numër të madh çështjesh me interes të përbashkët, duke përfshirë mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, promovimin e tregtisë dhe investimeve dhe identifikimin e nismave konkrete për bashkëpunim.
Në kontekst të vizitës së saj në Ukrainë, ministrja Spiropali u prit edhe nga presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski.

Ai e dekoroi me “Urdhrin e princeshës Olga” klasa I, një nga mirënjohjet më të larta të shtetit ukrainas. fc/
Foto: Spiropali në Fejsbuk