Ministrja polake propozon vendosjen "taksës për hyrje në BE" si një burim të të ardhurave të reja për bllokun
- Ministrja polake e Fondeve Zhvillimore dhe Politikës Rajonale Katarzhina Pelçinjska-Naleç është angazhuar për gjetjen e "burimeve të reja për financimin e BE-së", të cilat mund të përfshijnë vendosjen e tatimit digjital ose "taksë për hyrje" në bllok.

Bruksel, 31 janar 2025 (MIA) - Ministrja polake e Fondeve Zhvillimore dhe Politikës Rajonale Katarzhina Pelçinjska-Naleç është angazhuar për gjetjen e "burimeve të reja për financimin e BE-së", të cilat mund të përfshijnë vendosjen e tatimit digjital ose "taksë për hyrje" në bllok.
"SHBA-ja dhe Britania e Madhe po vendosin taksa të tilla, kështu që pse të mos shqyrtohet vendosja e një takse për hyrjen në BE? Kjo mund të gjenerojë fonde shtesë të përbashkëta", tha Pelçinjska-Naleç, vendi i së cilës aktualisht është kryesuese me Unionin.
Sipas saj, kjo do të ishte një "qasje realiste" duke marrë parasysh kufizimet financiare të bllokut dhe të ardhura të tilla shtesë do të përdoreshin për financimin e investimeve më të mëdha.
Pelçinjska-Naleç konsideron edhe se BE-së i duhet një "politikë gjithëpërfshirëse e investimeve" për të siguruar fonde për investime të reja, prandaj duhet të krijojë një mekanizëm të ri, të ngjashëm me Planin e Rimëkëmbjes së Unionit, përmes të cilit do të përcaktoheshin prioritetet e investimeve dhe rregulla.
Sipas burimeve në Komisionin Evropian, Unionit i duhen të gjejë burime të reja të fondeve buxhetore ose të rrisë kontributet nga shtetet anëtare.
Në nivel të KE-së, për mekanizmat për financimin e BE-së është angazhuar bashkatdhetari i Pelçinjska-Naleçit, komisari evropian për Buxhet, Luftë Kundër Mashtrimeve dhe Administratës Publike Pjotër Serafin.
Vendosja e taksës prej 7 euro për qytetarët e vendeve të treta që hyjnë në Union, fillimisht ishte paralajmëruar për në nëntor të vitit 2023, por hyrja në fuqi e kësaj mase u shty disa herë. Sipas paralajmërimeve të fundit, një taksë e tillë mund të vendoset gjatë verës së ardhshme, por ende nuk ka një konfirmim të sigurt për këtë.
Foto: EPA