Ministria izraelite e Mbrojtjes: Dërgesa amerikane me armë të rënda mbërriti në Izrael gjatë natës
- Një dërgesë me armë të rënda amerikane ka mbërritur në Izrael gjatë natës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes izraelite, ndërsa sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio ndodhet në Jeruzalem për bisedime me liderët izraelitë.

Jerusalem, 16 shkurt 2025 (MIA) - Një dërgesë me armë të rënda amerikane ka mbërritur në Izrael gjatë natës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes izraelite, ndërsa sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio ndodhet në Jeruzalem për bisedime me liderët izraelitë.
"Një dërgesë me bomba të rënda të siguruara së fundmi nga qeveria amerikane u pranua dhe u shkarkua në Izrael gjatë natës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. Bëhet fjalë për një dërgesë me bomba të rënda MK-84 të miratuara së fundmi nga administrata e Presidentit Donald Tramp.
Vitin e kaluar, administrata e Bajdenit e ndaloi dorëzimin e këtyre bombave prej 900 kilogramësh për shkak të shqetësimeve për viktimat civile në Gazë, njoftuan mediat amerikane. ls/
foto: Uikipedia