• четврток, 19 март 2026

Ministri kroat i punëve të jashtme për vizitë në vendin tonë

Ministri kroat i punëve të jashtme për vizitë në vendin tonë

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot pasdite dhe nesër do të jetë nikoqir i ministrit kroat të punëve të jashtme dhe evropiane Gordan Grliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës kroate në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian. Në fokus të bisedave do të jenë edhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, çështjet rajonale dhe ngjarjet ndërkombëtare aktuale.

Grliq do të pritet nga homologu i tij i Maqedonisë në orën 16:15 para Ministrisë së Punëve të Jashtme, pastaj të dy do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa është planifikuar të mbahet edhe takim dypalësh mes dy delegacioneve. Është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp e dy ministrave. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан