Mickoski në 50-vjetorin e formimit të Partisë Popullore Evropiane në Bruksel
- Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte në Bruksel mori pjesë në ceremoninë me të cilën Partia Popullore Evropiane (PPE) shënoi 50 vjetorin e formimit të saj.
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte në Bruksel mori pjesë në ceremoninë me të cilën Partia Popullore Evropiane (PPE) shënoi 50 vjetorin e formimit të saj.
Siç informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, përvjetori bashkoi udhëheqës dhe miq të PPE-së nga e gjithë Evropa.

"Sonte pata nderin të marr pjesë në festimin e 50-vjetorit të themelimit të Partisë Popullore Evropiane (PPE), një përvjetor i rëndësishëm që bashkoi udhëheqës, përfaqësues dhe miq nga e gjithë Evropa. Një ngjarje e mbushur me energji të fortë, vizion dhe bashkim, ku u konfirmua roli i PPE-së si nxitës i vlerave evropiane, demokracisë dhe stabilitetit. Prania e shumë udhëheqësve evropianë i dha peshë dhe rëndësi shtesë kësaj ceremonie. Momente të tilla na kujtojnë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi, respekti i ndërsjellë dhe një angazhim i përbashkët për një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar", deklaron Mickoski.

Siç njoftoi Mickoski, delegacioni i VMRO-DPMNE-së që ai drejton në Bruksel do të jetë gjithashtu pjesë e Samitit të Liderëve të organizuar nga PPE. Perspektiva ekonomike e Evropës, sfidat globale si lufta në Ukrainë, konfliktet në Gjirin dhe situata në Iran janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen.

Në margjinat e Kongresit të PPE-së, kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq. sa/
foto: VMRO-DPMNE