Takim i Siljanovska Davkovës me eurodeputeten sllovake Miriam Leksman
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e priti Miriam Leksman, deputete në Parlamentin Evropian nga Sllovakia, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane.
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e priti Miriam Leksman, deputete në Parlamentin Evropian nga Sllovakia, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane.
Siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, u diskutua për integrimin evropian të vendit, me ç’rast presidentja theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë strategjik pavarësisht bllokimit të procesit.

Siljanovska-Davkova theksoi se procesi i inkuadrimit duhet të bazohet në meritë, në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, me respekt për dokumentet themelore evropiane, pa kushtëzime dypalëshe. Për të, bllokada përfaqëson një problem serioz dhe një precedent të rrezikshëm që mund të (keq)përdoret në raste të tjera, duke rrezikuar jo vetëm zgjerimin, por edhe sigurinë.
Duke kujtuar se vendi ynë është 100 për qind i harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, presidentja theksoi se në kohë sfidash komplekse gjeopolitike, mënyra më e mirë për të forcuar rezistencën ndaj palëve të treta është integrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Union.

Për mysafiren, BE-ja është shtëpia natyrore politike e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh përkatësinë e tyre gjeografike, historike dhe kulturore.
Bashkëbisedueset u pajtuan dhe konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të mëtejshëm të anëtarëve të BE-së, përfshirë Sllovakinë, me qëllim kapërcimin e pengesave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. sa/
foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova