• сабота, 22 февруари 2025

Ministri kosovar i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është arrestuar në Prizren

Ministri kosovar i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është arrestuar në Prizren

Prizren, 10 shkurt 2025 (MIA) - Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal i Partisë Demokratike të Turqve, Fikrim Damka, është arrestuar dje në Prizren.

Damka dhe familjari i tij me inicialet F.D., janë arrestuar nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit, teksa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

"Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera”, ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka deklaruar se Damka ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore, si dhe një tjetër person nga kjo parti.

"Sulm dhe kanosje ndaj saj dhe ndaj një personi të dytë, nga e njëjta parti me zonjën. Janë dy persona të ndaluar", ka thënë ai. mb/

Foto: Iks

Остани поврзан