Ministrat izraelitë për propozimin e Trampit për Gazën: Mëngjes historik për shtetin e Izraelit
- - Pas takimit mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington, ministrat e qeverisë izraelite sot shprehën kënaqësinë pas porosive të Trampit në lidhje me Rripin e Gazës.

Tel Aviv, 5 shkurt 2025 (MIA) - Pas takimit mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington, ministrat e qeverisë izraelite sot shprehën kënaqësinë pas porosive të Trampit në lidhje me Rripin e Gazës.
"Kështu ndodh kur takohen dy lider të guximshëm", tha ministri i Transportit, Miri Regev.
Siç raporton Tajms of Izrael, ministri i Energjetikës, Eli Koen theksoi se ky është "mëngjes historik për shtetin e Izraelit, Lindjen e Mesme dhe botën".
"Së bashku përsëri do ta bëjmë botën të madhe", është porosia e ministrit të Financave, Bezalel Smotriç.
Presidentit i Knesetit, Amir Ohana, deklaroi se takimi ishte "agimi i një dite të re". qa/
Foto: EPA